
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar një punonjës policie për korrupsion dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy persona.
Bëhet fjalë për shtetasin Z.H., 54 vjeç, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, dy shtetas:
- K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit”;
- K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.
Nga provat e administruara, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës, punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi K.M. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe nëse ka të implikuar të tjerë të mundshëm. (A2 Televizion)