Shkëputet ashensori i pallatit në Astir, plagosen dy persona

Nga A2 CNN
12 Shtator 2021, 08:56 | Kronikë
Shkëputet ashensori i pallatit në Astir, plagosen dy persona

2 gra kanë mbetur të plagosur në orët e vona të së shtunës në zonën e Astirit si pasojë e shkëputjes së ashensorit të pallatit të tyre.

Dy gratë kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është këputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë.

Për pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja M.Q. dhe një grua tjetër, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos