
Emir Sahiti nuk është vetëm një lojtar i talentuar, por është pothuajse një leksion gjeopolitike e përmbledhur në një futbollist.
I lindur në Beograd nga prindër me origjinë nga Medvegjia, në një vit të vështirë si ai 1998, Emiri dhe vëllai i tij më i madh Suadi filluan karrierën e tyre në ekipet zinxhir të Prishtinës.
Nga viti 2018, ai është në pronësi të gjigantëve kroatë të Hajdukut, ku fitoi edhe mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë U-19 dhe U21.
Por ky mund të jetë sezoni që do të shoh shpërthimin e karrierës së tij. Tashmë 22-vjeçari luan në ekipin e parëkraoat, dhe sot ishte protagonist i kualifikimit të Hajdukut në Conference League.
Kroatët kishin fituar 2-0 në shtëpi kundër Tobolit kazak, por në kthim gjerat po shkonin në mënyrë dramatike, aq sa në minutën 94 rezultati ishte 3-0 për Tobolin.
Por një gjuajtje e tij pas një aksioni konfuz u shndërrua në një gol vendimtar, që mund ta kishte shndërruar në një hero në Kroaci. Me rregulloren e vjetër ndeshja do të ishte fituar nga kroatët, por me rregulloren e re e cila nuk e vlerëson golin në transfertë, ndeshja shkoi në kohën shtesë, aty ku kazakët shënuan sërish duke u kualifikuar.
(A2 Televizion)