"I mirë edhe në futboll, edhe në golf", Gareth Bale nis karrierën si golfist

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 10:49 | Futboll

Gareth Bale ka lënë përshtypje shumë të mira në debutimin e tij si golfist.

Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili u tërhoq nga futbolli disa ditë pas përfundimit të Botërorit, ku udhëhoqi Uellsin për herë të parë në një Kupë Bote që nga viti 1958, u vlerësua edhe nga kampioni i golfit, Jon Rahm.

“Nuk është e drejtë që Bale është i mirë edhe në futboll, edhe në golf”, tha Rahm.

Dashuria e Gareth Bale për golfin është e njohur prej vitesh, madje e futi edhe në telashe me tifozët madrilenë, pasi në një ndeshje të Uellsit, ai pozoi me një banderolë ku lexohej: “Uellsi. Golfi. Madridi. Kjo është radha”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/09/gareth-bale-i-jep-lamtumiren-futbollit-te-luajtur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos