I pari në rajon, Rama: Do të nisë prodhimi i energjisë nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 16:57 | Aktualitet

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë prodhimi i energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës.

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.

Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike”, shkruan Rama, ndërsa bashkëngjitur ka shpërndarë edhe disa foto. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos