Pandemia, hiqen masat shtrënguese. Vendoset vaksinimi me dozën e katërt

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 11:17 | Aktualitet
Pandemia, hiqen masat shtrënguese. Vendoset vaksinimi me dozën e

Pas më shumë se dy vitesh pandemi, Shqipëria heq zyrtarisht të gjitha masat anticovid.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar vendimet e reja, ndër të cilat maska nuk është më e detyrueshme në ambiente të mbyllura.

Pas 1 majit, të gjithë shtetasit që do të hyjnë në vendin tonë nuk do t’u kërkohet certifikatë vaksinimi apo test për Covid.

Ndërkohë, Komiteti ka dalë me rekomandimin për aplikimin e dozës së katërt të vaksinës për grupmoshat mbi 60 vjeç.

Të pyetur në lidhje me rastet e konstatuara në disa vende të botës me hepatit akut te fëmijët, ekspertët deklaruan se ende nuk ka raste të dyshuara në Shqipëri. Megjithatë, ata bënë thirrje për kujdes dhe vëmendje nga ana prindërve.

Edhe pse pandemia vijon të jetë e pranishme në vendin tonë, numri i shtrimeve në spitale ka rënë ndjeshëm e po ashtu edhe infektimet ditore nga Covid-19.      (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos