I shpallur në kërkim kombëtar, 35-vjeçari kapet në Vlorë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 08:32 | Kronikë
I shpallur në kërkim kombëtar, 35-vjeçari kapet në

Arrestohet në Vlorë një 35-vjeçar i cili ishte në kërkim kombëtar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me sektorin e shërbimeve operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

K. R., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, njofton policia.

Materialet për të riun iu referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos