Qëlloi me armë ndaj një personi, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 15:35 | Kronikë
Qëlloi me armë ndaj një personi, arrestohet 19-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".

19-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 11.09.2020, në rrugën "5 Maji", pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos