I shpërthen tritoli në dorë, humb jetën i riu në Cërrik

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 13:14 | Kronikë
I shpërthen tritoli në dorë, humb jetën i riu në

Një i ri ka humbur jetën në Cërrik, mëngjesin e së enjtes, si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, shtetasit E.R. 27 vjeç i shpërtheu aksidentalisht sasia e eksplozivit në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos