Aksident pranë ambasadës italiane, makina shkatërron hekurat dhe tabelën

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 12:39 | Kronikë

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë paradite në Tiranë, në kryqëzimin pranë ambasadës italiane.

Makina tip Volkswagen Passat, është përplasur me një mjet tjetër, Mercedez Benz, dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar pjesërisht mbi trotuar duke shkatërruar gardhin metalik dhe shtyllën e tabelave të rrugëve. Sipas policisë, automjeti tip “Benz", me drejtues shtetasin E. B., ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte me dritë të kuqe. Pas ngjarjes, policia e ka gjobitur këtë person me masën administrative 21000 lekë.

Deri tani, fatmirësisht nuk ka informacion për persona të lënduar, por kryqëzimi në fjalë është një segment ku shpesh ndodhin incidente, si ai i datës 14 janar 2021, ky dy makina u përplasën, ndërsa një grua shpëtoi mrekullisht pa u lënduar. (A2 Televizion)

https://youtu.be/6yqMSensSeE
https://youtu.be/FAHAvWfgc1Q

A2 CNN Livestream

Latest Videos