Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë një 19-vjeçar

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 15:24 | Kronikë
Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë një

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45 të së mërkurës në fshatin Hamil të Fierit.

Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale K. Th., 19 vjeç, ka ndërruar jetë në këtë aksident. Ai ka humbur kontrollin e automjetit “Volkswagen” me të cilin po lëvizte dhe ka dalë nga rruga.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos