I shpëtoi atentatit, 27-vjeçari: Nuk e njihja autorin, s’kam asnjë konflikt

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 15:29 | Kronikë
I shpëtoi atentatit, 27-vjeçari: Nuk e njihja autorin, s’kam

Marjo Fetaj, 27-vjeç, i shpëtoi një atentati, mbrëmjen e së hënës, në Vlorë.

Një person e priti atë para shtëpisë, brenda një automjeti tip BMW. Pasi Fetaji doli nga shtëpi, autori qëlloi dy herë, por 27-vjeçari nuk mori asnjë plumb. Autori u largua më pas me një automjet me qetësi.

Një ditë pas kësaj ngjarje, mësohet se Fetaji ka deklaruar në polici se nuk e njihte autorin. “Nuk e dalloja se mbante kapuç. Nuk kam asnjë konflikt”, ka thënë ai para policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos