I tha se nuk po e mbante maskën mirë, i riu bën për spital infermierin, rrezikon 11 vjet burg

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 16:16 | Bota

Një shtetas turk i quajtur Furkan Torman rrezikon të dënohet deri në 11 vjet burg për shkak se dhunoi një infermier, i cili e paralajmëroi atë që ta mbante maskën mirë në fytyrë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Stambollit “Capa”, kur i riu turk kishte shkuar për të vizituar një anëtar të familjes.

Në një moment i afrohet punonjësi shëndetësor, i identifikuar si Rıfat Babayiğit, i cili e ka qortuar me arsyetimin se nuk po e mbante maskën siç duhet.

Në këtë moment, situata ka agravuar dhe Torman e goditi pa u menduar Babayiğitin në shpinë duke e lënë të plagosur rëndë.

Ndaj agresorit kanë nisur tanimë hetimet për sulm për shkak të detyrës e në rast se shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në 11 vjet burg.

VIDEO KËTU (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/momenti-kur-babai-i-tre-femijeve-goditet-me-cope-betoni-ne-koke-nga-nje-person-me-probleme-mendore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos