Në Harmali, fshatin ku tërmeti rrafshoi gjithçka, përveç statujës së Ataturkut

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 16:04 | Bota

Tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit hodhi në tokë me qindra shtëpi në zonën e Harmali, fshat i vogël në Adiyaman. Mirëpo, diçka mes rrënojash ngeli e paprekur.

Bëhet fjalë për statujën e Ataturkut, e cila është ndërtuar disa kohë më parë me mbështetjen edhe të fshatarëve të zonës.

Kryeplaku i fshatit Ahmet Değirmenci u shpreh se uron që të mos vidhet kjo statujë, pasi ajo do të qëndrojë aty e palëvizur edhe në vijim, kur gjithçka të rindërtohet nga e para.

Nga lëkundjet e tërmetit në këtë fshat humbën jetën 60 persona dhe qindra të tjerë u plagosën rëndë. 90 për qind e shtëpive në fshat janë të shkatërruara ose të papërdorshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/26/ura-gjermane-94-vjecare-ne-adiyaman-i-mbijeton-kryelarte-termetit/
https://a2news.com/2023/02/26/mahniten-ekspertet-lagja-e-ndertuar-120-vjet-me-pare-e-paprekur-nga-termetet-gjithcka-rreth-saj-e-shkaterruar/
https://a2news.com/2023/02/22/pse-shtepite-e-ndertuara-me-tulla-zjarri-ne-vitet-80-i-mbijetuan-termetit/
https://a2news.com/2023/02/18/godina-40-vjecare-qe-nuk-ka-as-edhe-nje-carje-nga-termeti-ka-befasuar-ekspertet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos