“Nuk iu përgjigjëm tragjedisë siç duhej”, Erdogan filmohet duke u dhënë para të prekurve nga tërmeti

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 13:28 | Bota
“Nuk iu përgjigjëm tragjedisë siç duhej”,

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, vizitoi të hënën një nga rajonet e goditura nga tërmeti i 6 shkurtit, Adıyaman. Megjithatë, një veprim i tij, që u kap nga kamerat gjatë takimeve me qytetarët, ka sjellë reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Siç shihet në disa video të shpërndara, presidenti turk u ka dhënë para fëmijëve që e pritën mes turmës në provincën juglindore të vendit. Gjesti i Erdoganit është cilësuar si i turpshëm.

https://twitter.com/ozan_blk07/status/1630307591485022208?s=20

Presidenti turk i ndau paratë pasi kërkoi “bekimin” nga qytetarët e zonës, duke pranuar se qeveria nuk kishte arritur të përgjigjej në mënyrë adekuate në "dy ditët e para" të tërmeteve të mëdha. 

Në dy ditët e para, në Adıyaman, për fat të keq, nuk mundëm të kryenim operacionet e shpëtimit dhe kërkimit me efikasitetin që dëshironim, për shkak të efektit shkatërrues të tërmeteve, kushteve negative të motit dhe vështirësive të shkaktuara nga infrastruktura e dëmtuar. Ne jemi të vetëdijshëm për gjithçka dhe askush nuk duhet të ketë dyshime se po bëjmë dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha ai më 27 shkurt para qytetarëve.

Kujtojmë se popullariteti i presidentit turk ka rënë ndjeshëm pas goditjes së vendit nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos