Momenti kur sulmuesi i Realit thyen hundën

Nga A2 CNN
31 Tetor 2021, 08:56 | Futboll

Mariano Diaz, sulmuesi i Real Madrid, i cili dje kundër Elche zëvendësoi kapitenin Karim Benzema, pati fatin e keq që të thyente hundën në aksionin e fundit të ndeshjes.

Pas një kërcimi për të kapur një top të lartë, futbollisti i madrilenëve u rrëzua me fytyrë në tokë dhe tani duhet të operohet për riparimin e kockës hundore.

Në rrjetet sociale, Mariano shkroi: “Jam shumë i lumtur për debutimin tim dhe për fitoren e ekipit (2-1), por, pas një rrëzimi të keq, theva hundën dhe tani duhet të operohem. Do të qëndroj jashtë fushave disa ditë, por mezi po pres t’i bashkohem shokëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos