I vihet eksploziv garazhit në Shkodër, nuk ka të lënduar

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 10:36 | Kronikë
I vihet eksploziv garazhit në Shkodër, nuk ka të lënduar

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të së enjtes në Shkodër. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 Korriku", në rrugën e ‘’Karahasës’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit, në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos