Në kërkim të trafikantëve të drogës, FNSH zbarkon në Elbasan! Dhjetëra të arrestuar

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 09:43 | Kronikë
Në kërkim të trafikantëve të drogës, FNSH zbarkon

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion, në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksioni ka qenë kapja e personave të përfshirë në fushën e narkotikëve.

Deri më tani, bëhet fjalë për dhjetëra të arrestuar, por nuk dihet identiteti i tyre dhe as vepra penale për të cilën u janë vënë prangat.

Operacioni po drejtohet nga Drejtoria e Policisë së Shtetit. Kjo e fundit, pritet të dalë me një njoftim zyrtar, për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/27/trafikonin-drogen-ne-forme-cokollate-spak-shkaterron-grupin-kriminal-zbulohet-kush-ishte-koka/
https://a2news.com/2023/04/01/fnsh-zbarkon-ne-vlore-sekuestrohen-39-mije-euro-dhe-nje-pistolete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos