I vihet sërish zjarri lokalit të Noizy-t, arrestohet një person

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 08:26 | Kronikë

Është djegur për herë të dytë brenda një muaji lokali “Zins” që është në pronësi të babait të këngëtarit të njohur të muzikës rap Noizy.

Lokali i vendosur në zonën e Currilave në Durrës ka shpërthyer në flakë në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që policia bën me dije se ka arrestuar një të dyshuar që është i afërm me këngëtarin.

Në kuadër të operacionit “Përsëritësi” është arrestuar 26-vjeçari E. M. i cili akuzohet për 3 raste zjarrvëniesh ndaj biznesit dhe banesës së të njëjtës familje.

26-vjeçari u kap në flagrancë, mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin lokalit në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.

Kujtojmë, se rreth tre javë më parë lokali u përfshi nga zjarri, ku pati vetëm dëme të shumta materiale. Kjo nuk është hera e parë që bizneset e Noizy sulmohen. Kujtojmë këtu dhe shpërthimin e tritolit ndaj një dyqani veshjesh që këngëtari ka po në zonën e Durrësit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/29/i-vuri-zjarrin-dy-here-brenda-muajit-lokalit-te-reperit-arrestohet-kusheriri-i-noizyt/
https://a2news.com/2023/06/11/zjarr-ne-lokalin-e-noizy-t-ne-durres/
https://a2news.com/2022/06/08/eksploziv-lokalit-te-noizy-t-ne-durres/

A2 CNN Livestream

Latest Videos