Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.
Paraprakisht, mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj, më pas duke u përplasur në mur.
Raportohet për një të lënduar në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilin po e transportojnë në spitalin e Korçës.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)




