U filmua duke ujitur bimët e kanabisit, në kërkim 51-vjeçari në Malësi të Madhe, tre të tjerë në pranga

Nga A2 CNN
8 Korrik 2023, 11:56 | Kronikë

Një person që është filmuar duke ujitur bimët e kanabisit në një parcelë në Malësi të Madhe është shpallur në kërkim nga policia.

Bëhet e ditur se, në kuadër të operacionit të koduar policor “ZOOM”, në fshatin Ivanaj në pranga janë vënë Gj. D., 51 vjeç, për kultivim kanabisi, kryer në bashkëpuni, F. Gj., 35 vjeç, për të njëjtën vepër penale dhe për përkrahje të autorit të krimit si dhe L. Gj., 70 vjeç, për moskallëzim të krimit.

Në parcelën ku po ujiste bimët 51-vjeçari i shpallur në kërkim ishin kultivuar 161 bimë narkotike kanabis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos