Trofeu “Maradona”, Boca Juniors shpallet kampion i Argjentinës

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 16:35 | Futboll
Trofeu “Maradona”, Boca Juniors shpallet kampion i Argjentinës

Boca Juniors është kampion i Argjentinës. Suksesi erdhi pas 120 minutave të kohës së rregullt dhe shtesave, që përfunduan në barazim 1-1, ndërsa titulli u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive.

Vetëm në këtë mënyrë, Boca arriti të mposhtë Banfield, duke regjistruar një sukses special, sepse ky është ishte titulli i 48-të kombëtar dhe trofeu i 70-të në historinë e klubit.

Në festë nuk mund të mungonte kujtimi i Diego Armando Maradonës, me kampionatin argjentinas që ka marrë pikërisht emrin e legjendës së futbollit. Suksesi i Xeneizes erdhi edhe falë Carlos Tevez, që në moshën 37-vjeçare realizoi 11-metërshin e parë dhe njoftoi se do të vazhdojë të luajë me Boca Juniors, me synimin që të fitojë sërish Kupën Libertadores. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos