
Interi do të ndryshojë emër dhe logo. Nga muaji mars nuk do të quhet më Internazionale, por vetëm Inter Milano.
I dhe M do të jenë shkronjat në bazë të të cilave do të krijohet edhe logoja e re e klubit.
Pavarësisht nëse Interi do të shitet ose jo, këto ndryshime, sipas La Gazzetta dello Sport, do të ndodhin.
E pashmangshme që tifozët e vjetër të mërziten, por më 9 mars, ditën kur Interi do të festojë 113-vjetorin, ata do të njihen me logon e re dhe do të duhet t’i thonë lamtumirë emrit Internazionale. (A2 Televizion)