Tjetër përforcim për sulmin e Tiranës

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 14:01 | Futboll
Tjetër përforcim për sulmin e Tiranës

Tirana ka njoftuar transferimin e një sulmuesi finlandez, duke përforcuar më tej repartin e avancuar.

Tim Väyrynen firmosi sot, duke u zyrtarizuar si lojtar bardheblu.

Sulmuesi 27-vjeçar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysmë.

Väyrynen është një emër i njohur për kampionatin finlandez dhe pjesë e kombëtares së vendit të tij, ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze.

Tim la skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos