Mandzukic rikthehet në Itali, gati firma me Milanin

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 13:56 | Futboll
Mandzukic rikthehet në Itali, gati firma me Milanin

Mario Mandzukic rikthehet pas 2 vjetësh në kampionatin italian. Nuk është ish-skuadra e tij Juventus, por Milan klubi që ka gjetur akordin dhe së shpejti pritet edhe firma.

Futbollisti kroat ndodhet në Itali, ku ka kryer vizitat mjekësore, ndërsa pret dritën jeshile për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Mandzukic, autori i roveshatës spektakolare në finalen e vitit 2017 në Champions League, zhvilloi katër sezone me bardhezinjtë dhe më pas u transferua në vitin 2019 në Katar dhe tani rikthehet për të paktën 6 muaj, me një pagë prej 1,8 milionë eurosh, te Milan.

34-vjeçari do të rinovojë automatikisht në rast se kuqezinjtë qëndrojnë deri në fund brenda zonës së Champions League.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos