Ibra, zyrtarisht lojtar i Milanit: Do të luftoj për të ndryshuar rrjedhën e sezonit

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 19:23 | Futboll
Ibra, zyrtarisht lojtar i Milanit: Do të luftoj për të ndryshuar

Zlatan Ibrahimovic është zyrtarisht lojtari më i ri i Milanit.

“U ktheva te një klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe këtë qytet e adhuroj pa fund. Do të luftoj bashkë me shokët e skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e sezonit dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur objektivat tona”, janë fjalët e para të suedezit.

Ibrahimovic rikthehet te Milani pas 7 vitesh dhe ka nënshkruar një kontratë 6 mujore me mundësi shtyrje edhe për një tjetër sezon.

https://twitter.com/acmilan/status/1210617526423638016

Sipas mediave italiane, 38-vjeçari do të veshë fanelën me numrin 11. Më 2 janar, ai do të kryejë edhe testet mjekësore, për t’u bashkuar më pas me shokët e rinj të skuadrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos