Ronaldo, “trajneri personal” i Novak Djokovic!

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 18:05 | Futboll

Edhe këto ditë të fundit të vitit, kampionë si Cristiano Ronaldo dhe serbi Novak Djokovic nuk largohen nga palestra.

Madje, futbollisti portugez dhe tenisti serb kanë zhvilluar një seancë stërvitore së bashku.

Ronaldo ka postuar një video në “Instagram”, ku duket duke i mësuar Djokovic se si të kërcejë sa më lartë.

“Duke i mësuar Djokovic si të kërcejë!! Ishte kënaqësi të të shihja dhe të stërvitesha me ty shoku im”, shkruan Ronaldo bashkëngjitur videos.

A2 CNN Livestream

Latest Videos