
Paris Saint Germain shkatërroi 6-1 Saint Etienne për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës franceze.
Kampionët e vendit u treguan të pamëshirshëm në “Parc de Princes”, duke argëtuar publikun me gola përballë një kundërshtari që iu desh të përballonte forcën e parizienëve me 10 lojtarë në pjesën më të madhe të lojës.
Mauro Icardi shkëlqeu me tre gola në këtë ndeshje.
Rrugën e rrjetës arritën ta gjejnë edhe Neymar e Kylian Mbappe.
Në gjysmëfinalet e kupës ia dolën të kualifikohen edhe Lyon, Lille dhe Reims. (A2 Televizion)