Paolo Dal Pino është zgjedhur presidenti i ri i Ligës Serie A. Ai mori 12 vota nga asambleja e 20 klubeve, pak më shumë nga votat e duhura, pas dy votimeve të dështuara.

I lindur në Milano në vitin 1962, Dal Pino e nisi karrierën e tij si menaxher në vitin 1986 në Fininveste, e më pas ka punuar në Mondadori, Kataëeb të grupit Espresso, Telecom, Seat Pg, Pirelli dhe Wind. (A2 Televizion)