Vllaznia në Ohër, kuqeblutë nisin përgatitjet, largohen pesë lojtarë

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 17:09 | Futboll
Vllaznia në Ohër, kuqeblutë nisin përgatitjet, largohen

Vllaznia nisi zyrtarisht përgatitjet në Ohër për gjysmën e dytë të sezonit. Trajneri Jonuz grumbulloi 20 futbollistë për mini-fazën përgatitore, duke konfirmuar edhe largimet e pesë lojtarëve.

Pjesë e shkodranëve nuk do të jenë më dy brazilianët, Emerson dhe Venderson, ndërsa nga ekipi largohen edhe Ristevski, Ruçi dhe Pusi.


Vllaznisë i është bashkuar afrimi i parë në merkaton e janarit, Mevlan Adili, ndërsa klubi po shqyrton alternativat për të tjera përforcime. Stërvitja do të vijojë intensive deri të shtunën, kur skuadra ka planifikuar miqësoren e parë ndaj Pogradecit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos