Identifikimi biometrik, Celibashi: Ata që kanë votuar dy herë do të hetohen nga prokuroria

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 13:08 | Politikë
Identifikimi biometrik, Celibashi: Ata që kanë votuar dy herë do

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se po vazhdon puna për kryqëzimin e të dhënave në pajisjet e identifikimit biometirk. Në rast se do këtë dyshime se një person ka votuar më shumë se një herë, atëherë materialet do t’i kalojnë prokurorisë që do të merret me hetimin e ngjarjes.

“Ka pasur raste dhe shumica i përket gjurmës së gishtit të operatorëve. Ata, ndoshta jo mirë të trajnuar, kanë menduar që nuk do të ishte problem nëse do ta vendosnin gishtin disa herë. Nëse do të jenë këta, mendoj që do të jemi para rastit të aksidentit teknik, pa qëllim për të ndikuar në procesin zgjedhor. Por me siguri absolute mund të themi që, në rastet kur dikush tjetër ka vendosur gishtin në më shumë se një herë, është i detyruar të japë shpjegime në çfarë rrethanash ka ndodhur kjo gjë”, tha Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos