Kategoria Superiore, “manita” e Laçit turpëron Dinamon

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 16:56 | Futboll
Kategoria Superiore, “manita” e Laçit turpëron Dinamon

Humbja e tretë me rezultat të thellë në katër transferta e fundit në kampionat. Dinamo nuk është një skuadër për ndeshjet jashtë fushe dhe kjo u konfirmua me humbjen 5-0 të pësuar në Laç.

Goleada e kurbinasve u vulos nga Guindo me dy rrjeta, Zarubica, Shehu dhe Lushkja. Për Dinamon kjo është disfatat e tretë e thellë në këtë sezon, pas asaj 6-3 të pësuar në Shkodër dhe humbjes 4-0 në derbin me Tiranën.

Me suksesin e arritur, Laçi ngjitet në vendin e katërt në renditje me 15 pikë, teksa blutë mbeten në kuotën e 13 pikëve, por rrezikojnë të kthehen sërish në zonën e rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos