Vijon të shkruajë historinë, mbi 800 gola për Cristiano Ronaldon

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 23:14 | Futboll
Vijon të shkruajë historinë, mbi 800 gola për Cristiano

Cristiano Ronaldo nuk ndalet. Portugezi i Manchester United, në fitoren e sotme ndaj Arsenal me rezultatin 3- 2, ka shënuar dy gola, duke e çuar në 801 numrin e rrjetave në karrierë, në ndeshjet zyrtare.

Sulmuesi e ka arritur këtë shifër në 1095 ndeshje të luajtura me klube dhe kombëtaren e Portugalisë.

CR7 ka një mesatare fantastike golash: 0,73 për ndeshje. 800 golat që ka shënuar deri tani janë të ndarë në këtë mënyrë: 5 me Sporting, 130 me Manchester United, 450 me Real Madrid, 101 me Juventus dhe 115 me Portugalinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos