Importet e barnave në rënie gjatë 2022, rënia e infektimeve nga Covid-19 uli kërkesën për produkte farmaceutike

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 16:36 | Ekonomi
Importet e barnave në rënie gjatë 2022, rënia e infektimeve

Zbehja e pandemisë uli kërkesën për produkte farmaceutike vitin e shkuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë importet e barnave gjatë 2022-shit ranë në 28.2 ,miliardë lekë nga 29.7 në vitin 2021.

 “Tani mund të themi se qytetarët u janë rikthyer jetës pasi i shikojmë edhe kur na vizitojnë në farmaci që janë shumë të qetë. Nuk ka më Covid në Shqipëri,” shprehet farmacistja Adela Nushi.

Megjithatë, ende shumë qytetarë trokasin dyerve të farmacive për të blerë antibiotikë, përdorimi pa kriter i të cilëve mund të sjellë efekte të padëshiruara.  

“Vijnë me justifikime se jo na duhet, e jo na i ka këshilluar mjeku i familjes. I japim vetëm pas konsultave me mjekun e familjes.”

Covid-19 si kurrë më parë ktheu vëmendjen e të gjithëve drejt shëndetit. Në një popullsi në plakje e me sëmundshmëri në rritje si ajo shqiptare, sinjalet tregojnë për blerje të ilaçeve në nivel më të larta se periudha e para pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos