Inceneratorët, Kryemadhi: Qeveria u kap me “presh në duar”, qytetarët e kanë kuptuar tashmë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 11:36 | Politikë
Inceneratorët, Kryemadhi: Qeveria u kap me “presh në

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, në një dalje për mediat u shpreh se “qeveria është kapur me “presh në duar” sa i takon çështjes së inceneratorëve” dhe shtoi se dalja e qytetarëve në protestën e djeshme tregon se ata e kanë kuptuar tashmë mashtrimin.

“Qeveria shqiptare, të nderuar qytetarë, ka vazhduar deri në 2020 duke paguar inceneratorin e Fierit. 2,5 milionë euro në inceneratorin e Fierit janë fatura false të Klodian Zotos. Janë kaq të pastra në dritën e diellit, sa që qeveria e Ramës është kapur me “presh në duar”. Pjesëmarrja në protestën e djeshme tregon se qytetarët kanë kuptuar mashtrimet dhe grabitjet e qeverisë”, tha Kryemadhi.

https://a2news.com/2022/07/06/akuzat-per-inceneratoret-ibrahimaj-skemen-e-mashtrimit-me-tvsh-e-kemi-referuar-qe-prej-2018/

“Pasi po i grabit çdo ditë me inceneratorët, i ka grabitur identitetin, duke vendosur pensionistë të pafajshëm, njerëz që presin ndihmën ekonomike në listën e përfituesve. I bëj thirrje SPAK-ut që mos ta zgjasë me kontratën. Çdo ditë që zgjatet kontrata, i grabitet shqiptarëve 80 mijë dollarë në ditë. Ajo që dua të theksoj është se vepra penale e inceneteratorit të Tiranës, deri në sekondën e fundit quhet vepër penale”, shtoi Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos