Inceneratorët, Tabaku: Akuzat që sot i ngre SPAK, i kemi bërë publike që në vitin 2018

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 21:20 | Ekonomi
Inceneratorët, Tabaku: Akuzat që sot i ngre SPAK, i kemi

Jorida Tabaku kryesoi komisionin parlamentar të ngritur atë që opozita e quan afera korruptive e inceneratorëve. Sipas saj, që në nisje të procedurave për inceneratorin e Elbasanit, që ishte i pari impiant i ngritur, u bë e qartë që kishte probleme.

“Fakti që pas inceneratorit të Elbasanit, i njëjti aplikues, me emër tjetër kompanie, pa eksperiencë dhe pa kapital, fitoi të drejtën për të ndërtuar edhe inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës, tregon që diçka nuk shkonte”, tha Tabaku, në A2 Business.  

Sipas deputetes së PD, institucionet e kanë pasur të qartë që shkeljet kanë qenë aty, pasi janë denoncuar në kohë. “Por edhe për fakti që u pa se ku kanë shkuar paratë, kjo ka treguar edhe shkeljet abuzive. Unë kam bërë interpelancë në fillim 2018 për këtë çështje. Të gjitha ato që janë ngritur sot si akuza nga SPAK i kam thënë që në 2018, janë gjëra që diheshin. Por mori katër vite për të ndodhur ndalimi i zotit Lefter Koka dhe hetimi me përmasa më të gjera”, tha Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos