Administrimi i karburanteve, ekspertët: Jo bord për naftën, duhet Ent Rregullator për Hidrokarburet

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 16:36 | Ekonomi
Administrimi i karburanteve, ekspertët: Jo bord për naftën, duhet

Roli rregullator i shtetit me anë të ashtuquajturit “Bordi i Transparencës”, vendimet e të cilit merren jashtë syrit të publikut, nuk është i duhuri për menaxhimin e situatës. I këtij mendimi është ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Dael Dervishi.

“Një zgjidhje mund të jetë rregullimi i tregut nga ente rregullatore, si tregu i energjisë elektrike, ujit, telekomunikacionit, apo i tregut bankar. Edhe në tregun e hidrokarbureve mund të parashikohet një reformë e tillë, por duhet të kemi parasysh se kjo do të ketë efekte afatgjata”, thotë për A2 CNN Derivshi.

Nevojën për pasjen e një Enti, Dervishi e argumenton edhe me pamundësinë e Bordit për të reflektuar në kohën e duhur ndryshimet e çmimeve të karburanteve në bursa. “Për sa kohë bordi i referohet bursës, nuk është i aftë t’i përgjigjet në mënyrë imediate. Bursa lëviz me minuta dhe orë, kurse bordi mblidhet një herë në disa ditë. Kështu që edhe këtu krijon një problem bordi, por sigurisht është masë emergjente, e përkohshme”, thotë Dervishi.

Entet Rregullatore institucione profesionale të përhershme në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. Në Rajon, këtë model e ka aplikuar tashmë Maqedonia e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos