Të huajt tërheqin fitimet, vlera e transferuar jashtë vendit gjatë vitit 2021, më e larta në një dekadë

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 20:47 | Ekonomi
Të huajt tërheqin fitimet, vlera e transferuar jashtë vendit

Si kurrë më parë në dekadën e fundit, bizneset e huaja dërguan jashtë vendit një nivel rekord fitimesh. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e transferuar e parave nga investitorët jo-shqiptarë vitin e shkuar arriti në 589 milionë euro, duke shënuar kështu një rritje me gati 9 për qind krahasuar me 2020-n.

Po pse po i çojnë paratë jashtë vendit të huajt? “Mund të kenë edhe borxh nga jashtë që duhet të shlyejnë, kështu që ka edhe faktorë të ndryshëm”, thotë investitori amerikan, Mark Crawford. “Kuptohet që ka edhe riinvestim këtu, që është shenjë pozitive, por prapëseprapë ka tërheqje të madhe”.

Kuadri ligjor dhe situata politika janë arsye të tjera që shtyjnë investitorët të largojnë fitimet. “normalisht kur të huajt shikojnë se ka probleme me korrupsionin, nuk ka stabilitet... Kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë dhe ne nuk kemi çfarë të themi. Por ne të huajt nuk votojmë me votë, por me këmbë dhe tërheqim lekët dhe i investojmë diku tjetër”.

Transferimi i fitimeve u frenua ndjeshëm në 2020-n, për t’iu vitin e shkuar, ecurisë rritëse që kishte nisur prej vitit 2018. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos