Inceneratori i Elbasanit, dështon seanca paraprake

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 10:20 | Kronikë
Inceneratori i Elbasanit, dështon seanca paraprake

Një ditë pasi dështoi të zhvillonte seancën paraprake për të pandehurit e inceneratorit të Fierit, në GJKKO dështon edhe seanca paraprake për të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit.

Shkak i shtyrjes së seancës në një datë të re u bë mungesa e avokatëve dhe njëri prej të pandehurve.

Në këtë dosje janë 10 të pandehur, mes të cilave ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako.

Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/12/inceneratori-i-elbasanit-spak-dergon-dosjen-per-gjykim-zbardhen-akuzat-zyrtare-per-koken-bllakon-dhe-te-tjeret/
https://a2news.com/2023/01/18/seanca-per-inceneratorin-e-elbasanit-koka-kerkon-bashkim-te-ceshtjeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos