
Prokuroria e Posaçme, kërkoi një tjetër dënim me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Këtë radhë, ish-zyrtari i lartë u kërkua të fajësohet për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimi ttë parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit. Në pretencën e lexuar në gjykatë ,SPAK kërkoi fajësi edhe për 14 të pandehurit e tjerë të së njëjtës dosjeje, mes të cilëve edhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako dhe biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto, në dënime që varionin nga 3 deri në 12 vjet heqje lirie.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, për secilin prej dënimeve, SPAK i kërkoi gjykatës të reflektojë uljen e një të tretës. SPAK tërhoqi vëmendjen dhe ngjalli debat në sallë për shkak rëndimit të akuzave për disa nga të pandehurit kryesore të dosjes, për të cilët në seancën paraprake kishte rënë dakord t’i lehtësonte. Një fakt i tillë ndodhi me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alqi Bllako, i cili u kërkua të dënohej për “korrupsion të funksionarëve publike”.
Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 6 vite e 8 muaj
Alqi Bllako: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg
Klodian Zoto: 12 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 8 vite burg
Arben Dervishaj: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Arjola Kodra: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite burg
Pellumb Abeshi: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Florian Muçaj: 3 vite burg, , për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite burg
Azem Shatëri: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite burg
Erjon Murataj: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Sabina Cenameri: 4 vite burg (pezullim dënimi, për shkak se ka një fëmijë të mitur)
Loran Dusha: 8 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 5 vite e 4 muaj burg
Arbër Denizi: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg
Juri Imeraj: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg
Regan Merdani: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Gentian Zifla: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Pretenca e SPAK për Inceneratorin e Fierit
Pozita penale u rëndua për ish-zv/presidentin e FSHF, ArbenDervishajn ish-mbikëqyrës i punimeve të shoqërisë koncensionare dhe për biznesmenin në kërkim të inceneratorëve, Klodian Zoto. Kthimi i SPAK në qëndrimin fillestar të akuzave, u reflektua në marzhe më të rënda dënimi të kërkuara për ta.
Për të pandehurën Sabina Cenameri u kërkua pezullimi i dënimit me burg, për shkak të një fëmijë të mitur, ndërsa për 8 të pandehurit, mes të cilëve Koka e Bllako u kërkua si dënim plotësues, heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Gjatë leximit të fakteve penale të dosjes, prokurorët e SPAK, thanë se ish-ministri Koka për përfituar 146 milionë lekë ryshfet për të favorizuar në mënyrë të jashtëligjshme kompaninë fituese, ndërsa ish-deputeti Ballako 14 milionë. Përveç “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”, sipas SPAK në inceneratorin e Fierit ka pasur edhe “mashtrim” e “pastrim parash” dhe se shoqëria e Klodian Zotos ka përfituar 4 milionë euro për shërbime që nuk janë kryer, por janë paraqitur situata të falsifikuara, duke i kryer vetëm në letra punimet.
Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, rrezikon të dënohet me 10 vite burg në lidhje edhe me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Për kë çështje, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar deklarimin fajtor të Kokës për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.
Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.
Alqi Bllako: 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 2 vite e 8 muaj.
Mirel Mërtiri: 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.
Stela Gugallja: 7 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 4 vite e 8 muaj.
Klodian Zoto: 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.
Pretenca e SPAK për Inceneratorin e Elbasanit
Vijon... (A2 Televizion)