Inceneratori i Tiranës, inspektim në Sharrë. Tabaku: Impianti nuk ekziston

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 19:39 | Politikë
Inceneratori i Tiranës, inspektim në Sharrë. Tabaku: Impianti nuk

Në vizitën në inceneratorin e Tiranës, anëtarët socialistë të komisionit hetimor zgjodhën të mos debatojnë me opozitën, teksa ndryshe nga herët e tjera, inspektimin e bënë pa praninë e kamerës, ndërsa komunikimin e patën vetëm me përfaqësuesin e firmës. 

Inspektimi i inceneratorit të Tiranës bëri bashkë demokratët, pavarësisht problemeve të brendshme partiake. Në përfundim të inspektimit, Tabaku nxori dhe konkluzionet e vizitës në incineratorin e Tiranës: “Këtu nuk kryhet incenerim. Mund të ketë bojatisje, mund të ketë kodra me pemë...”.

Më herët, në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Tabaku akuzoi Felajn për konflikt interesi, gjë që u mohua nga socialistja.

https://a2news.com/2022/02/11/inceneratori-i-tiranes-tabaku-ermonela-felaj-e-perfshire-ne-proceduren-e-koncesionit/

Javën e ardhshme, në Komisionin Hetimor pritet të nisë faza e dëshmive, ku 28 qytetarë, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama, do të merren në pyetje nga anëtarët për çështjen e inceneratorëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos