Moti i keq i ditëve të fundit dhe shirat musonike iu kanë marrë jetën më shumë se 110 personave në shtetin indian të Maharashtras.
Reshjet kanë qenë me intensitet tepër të lartë dhe kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, duke detyruar mijëra persona të evakuohen.
Ekipet e shpëtimit dhe ushtria kanë nisur operacione në ndihmë të banorëve dhe raportohet për dhjetëra të zhdukur.
Sipas autoriteteve, shirat që kanë rënë ditët e fundit në Maharashtras, nuk ishin regjistruar prej dekadash në këtë periudhë të vitit. (A2 Televizion)