Rriten rastet me Covid-19 në Spanjë, lulëzon biznesi i pishinave me qira, prenotim me aplikacion

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 18:57 | Bota
Rriten rastet me Covid-19 në Spanjë, lulëzon biznesi i pishinave

Përballë temperaturave të nxehta të korrikut, banorët në Spanjën qendrore gjejnë mënyra për t’u freskuar pa rrezikuar të infektohen me Covid-19.

Një grup të rinjsh nga Madridi, përdorën aplikacionin Swimmy, për të marrë me qira një pishinë private, 28 kilometra larg kryeqytetit, duke shmangur vendet publike të mbipopulluara të plazhit.

“Jemi të mbrojtur më mirë këtu, pa na bezdisur ndokush. Është një ide e mirë, nuk mendoj se do të shkoj më në ndonjë pishinë të kryeqytetit”, tha një nga të rinjtë.

Pandemia ka bërë që biznesi i pishinave private përreth botës të lulëzojë, teksa më shumë njerëz zgjedhin të shmangin vendet publike të plazhit. 

“Është një eksperiencë e mirë, para se të gjithash për shkak të privatësisë që ke me miqtë dhe askush nuk të shqetëson”, u shpreh Isaac Romero.

Pronarët që përdorin aplikacionin “Swimmy” fitojnë deri në 1200 euro në muaj duke lënë me qira pushinat e tyre. Çmimet në Madrid variojnë nga 12 deri në 30 euro për person për gjysmë dite.

Një rritje e rasteve me Covid-19 ka bërë që rajone të ndryshme të Spanjës të rivendosin kufizime. Priten që masat të ashpërsohen edhe gjatë javëve në vijim për shkak të variantit Delta, i cili përhapet më shpejt.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos