India shkruan historinë hapësinore, eksploruesi dërgohet në pjesën e errët të Hënës, imazhet e para

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 15:03 | Bota
India shkruan historinë hapësinore, eksploruesi dërgohet në

India shkruan historinë hapësinore. Anija kozmike Chandrayaan-3bëri një ulje të suksesshme në Hënë duke u bërë vendi i katërt që arrin një gjë të tillë, ndërsa pritet të jetë shteti i parë që do të eksplorojë polin jugor të Hënës, që njihet dhe si ana e errët. Një nga synimet kryesore të këtij misioni është që të kërkojë për akull me bazë uji, për të cilin shkencëtarët thonë se mund të mbështesë jetën e njerëzve në Hënë në të ardhmen.

Nëse Chandrayaan-3 është i suksesshëm, India do të jetë vetëm vendi i katërt që ka arritur një ulje të butë në Hënë. Përpjekja e Indisë vjen vetëm disa ditë pasi anija hapësinore ruseLuna-25 u rrëzua ndërsa përpiqej të udhëtonte për në anën e errët të satelitit natyral të Tokës.

Poli jugor i Hënës mbart një premtim special në kërkim të akullit ujor. Sipërfaqja e asaj zone, që mbetet vazhdimisht në hije, është tepër e madhe dhe shkencëtarët thonë se ka shumë gjasa që aty të gjendet ujë.

Gjatë procesit të rrugëtimit për në polin jugor të Hënës, anija kozmike e Indisë ka kapur imazhe mahnitëse. Në ditët e fundit, kamera e Vikram ka hartuar gjerësisht sipërfaqen hënore, ndërsa përpiqet të gjejë një vend të sigurt uljeje. Landeri dhe roveri mbajnë pesë instrumente shkencore të cilat do të ndihmojnë në zbulimin e “karakteristikave fizike të sipërfaqes së Hënës, atmosferës afër sipërfaqes dhe aktivitetit tektonik për të studiuar atë që ndodh nën sipërfaqe”.

Data e uljes është zgjedhur me kujdes që të përkojë me fillimin e një dite hënore. Një ditë në Hënë është e barabartë me 28 ditë në Tokë dhe kjo do të thotë se landeri dhe roveri do të kenë 14 ditë rreze të diellit për të ngarkuar bateritë e tyre. Sapo të bjerë nata, ata do të shkarkohen dhe do të ndalojnë së punuari. Nuk është ende e qartë nëse ata do të kthehen në jetë kur të fillojë dita tjetër hënore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos