Infektimet me Covid-19, Bino: Situata pandemike në vend, kambanë alarmi

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 14:17 | Aktualitet
Infektimet me Covid-19, Bino: Situata pandemike në vend, kambanë

Situata pandemike në vend, shtrimet në spitale, intubimet dhe rastet e vdekjeve janë një këmbanë alarmi për cilindo për të zbatuar masat kundër Covid-19.

Ky ishte mesazhi i drejtueses së Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino nga Kukësi ku mesditën e kësaj të premte nisi vaksinimi për personelin mjekësor të Kukësit dhe gjithë qarkut.

Sipas Binos, të dhënat e kësaj jave sa i takon shkallës së infektimeve do të diktojnë masat që do të rivlerësohen nga Komiteti i Ekspertëve të hënën e ardhshme.

Ndërkohë, në Shkodër ka përfunduar procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor, ku 2500 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid.

Po ashtu, në Shkodër ka nisur dhe vaksinimi i personave mbi 80 vjeç, ku vetëm në Bashkinë e Shkodrës janë rreth 7700 persona të kësaj grupmoshe që pritet të vaksinohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos