Vaksinimi kundër koronavirusit nis në Kukës, të parët mjekët dhe infermierët

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 10:23 | Aktualitet

Në këto ditë të vështira pandemie nga koronavirusi, vaksinimi i popullatës mbetet një nga sfidat kryesore, kushtëzuar kjo dhe nga numri i kufizuar i vaksinave të prodhuara dhe shpërndara nga kompanitë kryesore.

Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit kundër koronavirusit dhe në qarkun e Kukësit, ku si në rastet e mëparshme të parët që do të marrin vaksinën janë mjekët dhe infermierët që janë duke u përballur gjatë kësaj kohe me rrezikun permanent të infektimit.

Përveç personelit shëndetësor në Kukës, është planifikuar që të vaksinohen edhe stafet mjekësore të qendrave shëndetësore dhe spitaleve bashkiake që përfshihen në qarkun e Kukësit.

Kujtojmë që vaksinimi ka nisur në Tiranë, Shkodër, Fier dhe Berat, ndërkohë që përveç mjekëve janë vaksinuar dhe të moshuarit në azile dhe ata që janë mbi 80 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos