“Në Shqipëri nuk kemi pasur menaxhim pandemie, por menaxhim të opinionit publik”

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 14:31 | Aktualitet
“Në Shqipëri nuk kemi pasur menaxhim pandemie, por menaxhim

Mjeku Erion Dasho, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” në A2 CNN, kritikoi mënyrën se si është menaxhuar pandemia në vendin tonë, që në fillim të saj.

“Në Shqipëri nuk kemi pasur menaxhim pandemie, por menaxhim të opinionit publik. Kemi pasur propagandë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, duke treguar se Shqipëria ishte 50 herë më mirë se sa Italia. Kemi një Komitet Ekspertësh të paaftë, që edhe kur kanë ditur se çfarë duhet të bënin, kanë qenë të nënshtruar krejtësisht ndaj politikës”, tha Dasho.

“Qeveria, e frikësuar nga viti elektoral, u përpoq që të ishte sa më pak shtrënguese në masa, duke shkaktuar tragjedinë njerëzore me të cilën u përball vendi ynë”, shtoi Dasho. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/18/studimi-ne-izrael-doza-e-katert-e-vaksines-nuk-mbron-nga-infektimi-me-omicron/

A2 CNN Livestream

Latest Videos