Infektimet pas vaksinimit, 99.99% e rasteve nuk kanë qenë të rënda

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 11:01 | Bota
Infektimet pas vaksinimit, 99.99% e rasteve nuk kanë qenë të

Më shumë se 99.99 për qind e personave të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, i kanë shpëtuar hospitalizimit apo vdekjes pas infektimit me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur CNN, pas analizimit të të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Deri më 2 gusht, më shumë se 164 milionë njerëz në SHBA ishin të vaksinuar me të dyja dozat.

Më pak se 0.001 për ind e këtyre individëve, apo 1507 persona kishin humbur jetën dhe më pak se 0.005 për qind ishin shtruar në spital si pasojë e Covid-19. 

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi të dhënat mbi rastet e infektimit te personat e vaksinuar më 26 korrik, apo raste depërtuese, siç janë pagëzuar. Gati tre e katërta e të gjitha ‘’rasteve depërtuese’’, janë vërejtuar mes personave mbi 65 vjeç. Në SHBA po përdoren vaksinat me anë të Pfizer dhe Modernës dhe ajo me një dozë Johnson and Johnson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos