Londër, protestuesit no-vax sulmojnë selinë e BBC-së

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 19:56 | Bota
Londër, protestuesit no-vax sulmojnë selinë e BBC-së

Një pjesë e protestuesve no-vax që ishin mbledhur sot në rrugët e White City, në veriperëndim të Londrës, sulmuan një nga zyrat e BBC. Pasi u larguan nga marshimi, ata u përpoqën të depërtonin kordonin e policëve që qëndronin para dyerve të hyrjes në stacionin televiziv britanik BBC. Transmetuesi britanik është akuzuar për "përhapjen e lajmeve të rreme për Covid-19".

Marshi i protestës u organizua nga lëvizja Official Voice, e cila akuzoi mediat kombëtare për propagandë në favor të vaksinës në profilet e saj sociale. Në veçanti, demonstruesit dolën në rrugë kundër detyrimit të pasaportës së vaksinimit dhe mundësisë së administrimit të vaksinës edhe te fëmijët.

 Sulmi në selinë e BBC nuk ishte një ide e improvizuar, por një sulm i planifikuar ditët e fundit nën emrin "Storm the Bbc". (A2 Televizion)

https://twitter.com/HBritaly/status/1424765558541721601
https://twitter.com/Valenti44837922/status/1424757637195907072
https://twitter.com/GillianMcKeith/status/1424733570992586760

A2 CNN Livestream

Latest Videos