Raporti i OKB për klimën, Thunberg: Asnjë surprizë, na takon neve të veprojmë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 19:29 | Bota
Raporti i OKB për klimën, Thunberg: Asnjë surprizë, na takon

Asnjë surprizë. Kështu e komenton aktivistja Greta Thunberg raportin e OKB -së mbi ndryshimet klimatike, i cili tregon se koha për të ndaluar katastrofën po mbaron.

"Nuk përmban surpriza të vërteta. Ai konfirmon atë që ne tashmë dimë nga mijëra studime dhe raporte të mëparshme. Ne jemi në një situatë emergjente," shkroi aktivistja suedeze në Tëitter.

"Është një përmbledhje solide, por e kujdesshme e shkencës më të mirë aktualisht në dispozicion," shpjegon 18-vjeçarja, duke komentuar në mediat sociale raportin e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) të botuar sot. Pastaj, si gjithmonë, na fton ne për veprim.

"Nuk na thotë se çfarë të bëjmë. Na takon neve të jemi të guximshëm dhe të marrim vendime bazuar në dëshmitë shkencore të siguruara në këto raporte. Ne ende mund t'i shmangim pasojat më të këqija, por jo nëse vazhdojmë si sot, dhe jo pa e trajtuar krizën si krizë", thekson Thunberg. (A2 Televizion)

https://twitter.com/GretaThunberg/status/1424647582261948423

A2 CNN Livestream

Latest Videos